Kosova në RIO: Pritje e Presidentit të Republikës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Drejt Shkëlqyeshmërisë në RIO2016 Së Bashku.

E enjte,  21 korrik 2016

"Është gjithnjë 'E Pamundur', derisa të kryhet." Kjo është motoja që ka udhëhequr drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin dhe njerëzit që kurrë nuk u lodhën së bashkëpunuari për këtë vizion, në rrugëtimin 20 vjeçar drejt aspiratës për njohje me të drejta të plota të Kosovës në Lëvizjen Olimpike Botërore dhe në ëndrrën që Sportistët Olimpistë të Kosovës të frymëzonin ditët e tyre drejt Medaljes Olimpike. 

Sot, Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe Presidenti i KOK Besim Hasani, shtrëngojnë duart për 'Kryerjen' e përgatitjes së të parit delegacion Olimpik të Kosovës në Lojëra Olimpike Verore, dhe pikerisht në atë të edicionit të 31-të të Lojërave Olimpike, "RIO2016". 

Kosova me sportistët më të mire të saj, ka perjetuar këto muaj të gjitha proçeset komplekse dhe vendimmarrëse që i diktohen KOK nga rregullat strikte të organizatorëve të Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike "RIO2016" dhe parimeve të Familjes Olimpike Botërore. Bordi Ekzekutiv dhe Presidenti i KOK duke bashkëvepruar dhe bashkëkorresponduar me të gjitha palët partnere në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar po kristalizojnë nje proçes sfidues dhe dinjitoz të pjesëmarrjes së parë të Kosovës në Lojërat Olimpike. 

Presidenti Thaçi është shprehur se pjesëmarrja në Rio është fitorja e parë Olimpike e Kosovës. 

 “Po i afrohemi ditëve historike kur Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio. Kjo ka qenë një punë e madhe dhe këmbëngulëse që ka bërë edhe kryetari Hasani, edhe ekipi e tij, edhe gjithë bordi, gjithë sportistët kosovarë që një mrekulli e tillë të ndodhë këtë vit”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Ndërsa Z. Hasani ka theksuar se Kosova synon medalje, por përtej medaljeve rëndësi të jashtëzakonshme ka pjesëmarrja e parë në Lojërat Olimpike.

“Unë ju falënderoj edhe për gatishmërinë tuaj, që gjatë këtyre ditëve, kampanjën për promovimin e ekipit olimpik të Kosovës ta bëjmë në bashkëpunim, në koordinim edhe me juve, edhe me kryeministrin, edhe me ministrin e sportit, sepse kjo ngjarje ka rëndësi të jashtëzakonshme për sportin e Kosovës, por besoj edhe për Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Hasani. 

Do të jetë java e fundit e Korrikut që shënjon përcjelljen protokollare të Ekipit Olimpik nga autoritetet më të larta të vendit, dhe kur ekipi të niset, Kosova do të përcjellë për në këtë garë të mrekullueshme të shkëlqyeshmërise 8 sportistët më të mirë të saj në sportet: Xhudo, Atletike, Not, Shenjëtari, dhe Çiklizëm. 

Kosova në Rio! Ky është realiteti ynë tashmë. Në RIO për Medalje, ky është objektivi ynë tashmë!  

 Jemi të gjithë kampione, dhe kjo falë familjeve të Kosovës, sportistëve të padorëzuar ndaj vështirësive, trainerëve që mundohen e japin aq shumë nga jeta e tyre, partnerëve që na besojnë tek premtimet tona për këtë gjë, Klubeve Sportive, Komunave, Federatave Kombëtare, Medias, Akademikëve, Ministrise se Sportit dhe Ndërkombëtareve! Është gjithnjë e mundur, kur me punë të madhe, më zemër të bardhë, me ambicie e vizion, punohet së bashku, sipas rregullave dhe lojës së ndershme.

Kosova shënjon pjesëmarrjen e parë në Histori në Lojërat Olimpike! Sportistët Olimpikë jane Kosova! Janë ekselenca dhe ne jemi të gjithë mirënjohës, mbështetës dhe frymëzues të tyre. Sporti është ambasadori më i mirë! Së bashku drejt Ekselencës dhe asgjë nuk është më e pamundur! 

Zyra për Shtyp 

Komiteti Olimpik i Kosovës  

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]