Anulohet turneu kualifikues botëror i boksit për LO Tokio 2020, ndryshon edhe sistemi kualifikues

E martë,  16 shkurt 2021

Task Forca e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ngarkuar për zhvillimin e garave kualifikuese të boksit për Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka bërë të ditur se ka anuluar turneun kualifikues olimpik botëror, të paraparë të mbahej në muajin qershor në Paris të Francës.

Shkak për anulimin e turneut botëror është bërë pandemia Covid 19, dhe vështirësitë e krijuara me udhëtimin e ekipeve nga mbarë bota.

Njëkohësisht, Task Forca e KON-it ka ndryshuar edhe orarin e turneut kualifikues olimpik evropian. Turneu evropian ishte paraparë të mbahej në muajin prill në Londër të Anglisë, por është shtyrë për në muajin qershor, derisa është ndryshuar edhe lokacioni. Data dhe vendi do të përcaktohen më 22 shkurt 2021.

Turneu kualifikues evropian ishte mbajtur në Londër në mars të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë në gjysmë shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19. Nga boksierët tanë, vetëm Donjeta Sadiku, kishte arritur të mbetej në garë për normë. Ajo me fitoren ndaj gjermanes, Maya Kleinhans, u kualifikua në mesin e 16 boksiereve më të mira në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Anulimi i turneut kualifikues botëror ka bërë që edhe sistemi i kualifikimit të sportistëve të ndryshojë. 53 kuotat olimpike të parapara nga turneu kualifikues botëror i Parisit në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë, tashmë do të shpërndahen nëpër vendet kontinentale, ndërsa është parashikuar që këto kuota t’i jepen boksierit apo boksieres së ranguar më së larti në secilën kategori, nëse ajo nuk e fiton paraprakisht normën.

Pikët e renditjes së boksierëve të publikuara në muajin shkurt 2020, së bashku me pikët që do të fitojnë nga turneu kualifikues evropian do të përdoren për të përcaktuar boksierin e ranguar më së larti në secilën kategori.

Gjasat më të mëdha nga boksierët tanë për të fituar normën olimpike i ka Donjeta Sadiku, të cilës për të fituar normën në turneun kualifikues evropian i duhet të sigurojë njërën nga gjashtë pozitat e para.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik deri më 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]