Ekipi Olimpik i Kosovës vijoi ligjëratën për gjuhën dhe kulturën japoneze

E hënë,  28 qershor 2021

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Asociacionin i Miqësisë Kosovaro – Japoneze” (AMKJ), kanë organizuar sot ligjëratën për gjuhën dhe kulturën japoneze, në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ligjërata u vijua nga sportistët, trajnerët, zyrtarë të Presidencës, derisa u vëzhgua edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Presidenti Krasniqi duke përshëndetur të pranishmit dhe uruar për pjesëmarrjen në LO Tokio 2020, falënderoi AMKJ-në për bashkëorganizimin e kësaj ligjërate, derisa vlerësoi lartë një ligjëratë të tillë, e cila sipas tij, do t’i ndihmojë ekipit tonë olimpik për të mësuar më shumë për gjuhën dhe kulturën japoneze gjatë qëndrimit në Japoni.

Në emër të presidencës, të pranishmit i përshëndeti zyrtarja Donjeta Miftari, ndërsa drejtoresha e AMKJ-së, Luljeta Arifi, theksoi se qëllimi i kësaj ligjërate ishte që ekipi olimpik i Kosovës paraprakisht të mësojë disa nga shprehjet dhe përshëndetjet bazike për komunikim në gjuhën japoneze dhe të informohen me kulturën e këtij shteti.

Ligjëruese ishte profesoresha nga Shqipëria, Reko Dida, e cila i informoi të pranishmit me fjalët bazike dhe përshëndetëse në gjuhën japoneze, sjelljet që duhet të kenë gjatë qëndrimit në Japoni, kulturën e Japonisë, ushqimin dhe vendet më atraktive për t’u vizituar etj.

Ligjërata u vlerësua lartë nga të sportistët, trajnerët dhe zyrtarët tjerë, të cilët me vëmendje ndoqën prezantimin e profesoreshës Dida.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]