KOK pranon ftesën e Komisionit Tre-Palësh për shenjëtarin, Drilon Ibrahimi, i cili çon në 10 numrin e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në LO Tokio 2020

E enjte,  27 maj 2021

Ka shkuar në 10 numri i sportistëve që do ta përfaqësojnë ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.  

Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar sot ftesën e Komisionit Tre-Palësh për shenjëtarin, Drilon Ibrahimi, i cili do të përfaqësojë sportin e shenjëtarisë sportive në Tokio 2020. 

“Komisioni Tre Palësh (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shenjëtarisë, se sportistit Drilon Ibrahimi i është ofruar një vend me ftesë”, thuhet në konfirmimin e këtij komisioni dërguar KOK-ut. 

Ibrahimi, bursist olimpik i KOK-ut, ishte përfshirë në listën prej gjashtë sportistëve të propozuar nga KOK-u për Komisionin Tre-Palësh. Shenjëtari nga Vitia kishte fituar MQS-në, që në sportin e shenjëtarisë njihet si “pikët minimale kualifikuese për Lojërat Olimpike”. Ai garon në 10 metra pistoletë ajrore.

Deri më tani, KOK-u ka gjashtë norma olimpike, pesë nga sporti i xhudos dhe një nga mundja, ndërsa tri ftesa të univerzalitetit janë caktuar për notin (2) dhe atletikën. 

Shpresa për të fituar normën olimpike kanë edhe sportet e karatesë dhe boksit.  

Lojërat e shtyera Olimpike Tokio 2020, mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]