Lojërat Olimpike Tokio 2020 hapen më 23 korrik 2021

E hënë,  30 mars 2020

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar, Komiteti Organizativ i Tokio 2020, Qeveria Metropolitane e Tokios dhe Qeveria e Japonisë, janë pajtuar sot për datën e re të Lojërave të 32-ta Olimpike, të cilat do të mbahen në vitin 2021.

Ceremonia hapëse e LO Tokio 2020 do të mbahet më 23 korrik 2021, ndërsa ceremonia mbyllëse më 8 gusht 2021.

Vendimi për këto data u mbështet nga Federatat Ndërkombëtare Olimpike të Sporteve Verore dhe Komitetet Olimpike Kombëtare, ndërsa u bazua në tri parimet kryesore: Mbrojtja e shëndetit të sportistëve dhe të gjithë të tjerëve të përfshirë në Lojërat Olimpike, mbrojtja e interesave të sportistëve dhe sportit Olimpik, si dhe kalendari i ngjeshur i garave ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e KON-it.

Pavarësisht se do të mbahen në vitin 2021, Lojërat Olimpike do të quhen “Tokio 2020”.

Sot u mor vendimi edhe për datën e Lojërave Paralimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen prej 24 gusht 2021 – 5 shtator 2021.

 

 

 

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]