Publikohet lista – 11 sportistë përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020

E enjte,  08 korrik 2021

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar sot listën përfundimtare të sportistëve që do të përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Janë 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive që do të marrin pjesë në LO Tokio 2020.

Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (të gjithë nga xhudo), Egzon Shala (mundje). Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, gjatë prezantimit të listës, ka deklaruar se drejt Japonisë udhëtojnë me synime për të fituar medalje.

“Në Rio 2016 kemi pasur tetë sportistë dhe kemi fituar një medalje të artë olimpike me heroinën tonë, Majlinda Kelmendi. Tani kemi 11 sportistë nga të cilët presim të japim maksimumin, të shfaqin disiplinë dhe t’iu përmbahen rregullave të organizatorit për mbrojtje nga pandemia Covid 19. Synimet tona janë të fitojmë medalje dhe nëse arrijmë vetëm një medalje do të ishte sërish sukses i madh”, tha mes tjerash presidenti Krasniqi, duke shtuar se KOK ka mbuluar shpenzimet e sportistëve, të cilët janë përgatitur nëpër kampe të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, foli për përgatitjet tjera para udhëtimit për në Tokio 2020, duke treguar se I gjithë ekipi olimpik është vaksinuar dhe për këtë falënderoi institucionet përkatëse, derisa zbuloi detaje të ceremonisë së dorëzimit të flamurit, që do të mbahet më 12 korrik në amfiteatrin tek pishina e Gërmisë në Prishtinë, dorëzimin e veshjeve të ekipit olimpik, etj.

Boksierja Donjeta Sadiku theksoi se asaj i është realizuar ëndrra për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe këtë mundësi do ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke theksuar se drejt Tokios udhëton për medalje.

Të parët që do të udhëtojnë drejt Tokios janë ekipi i xhudos, të cilët nisen më 14 korrik dhe do të vendosen në Komunën e Sanxhos.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në kryeqytetin e Tokios.

 

LISTA

Majlinda Kelmendi – xhudo (-52 kg)

Distria Krasniqi – xhudo (-48 kg)

Nora Gjakova – xhudo (-57 kg)

Loriana Kuka – xhudo (-78 kg)

Akil Gjakova – xhudo (-73 kg)

Egzon Shala – mundje (-125 kg)

Drilon Ibrahimi – shenjëtari sportive (10 m. Pushkë ajrore)

Donjeta Sadiku – boks (57-60 kg)

Eda Zeqiri – not (400 m. stil i lirë)

Olt Kondirolli – not (100 m. stil i lirë)

Musa Hajdari – atletikë (800 m.)

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]