U prezantua kimono që do ta përfaqësojë Kosovën në LO Tokio 2020, presidenti Hasani vlerësoi lart dizajnin

E premte,  15 nëntor 2019

Në një ceremoni të mbajtur në Bibliotekën "Pjetër Bogdani" në Prishtinë, është prezantuar kimonoja që do ta përfaqësojë Kosovën në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Kimonoja është dizajnuar nga japonezja, Naoe Kawamura, ndërsa kimonoja përmban ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se ngjyrat e kimonos janë shumë të dashura, sepse me to Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016.

"Normalisht këtu ka mjaftë sportistë nga Kosova, sportistë të cilët do të jenë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ dhe para tyre do të jetë kjo kimono aq e bukur me këto dy ngjyra që i bën shumë të dashura për ne, ngjyra ato me të cilat edhe Majlinda Kelmendi në Lojërat e para Olimpike ‘Rio 2016’, u stolistë me medaljen e artë olimpike dhe e vendosi Kosovën në mesin e 100 shteteve që kanë medalje të artë olimpike”, tha presidenti Hasani.

I pranishëm ishte edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni, si dhe figura tjera të larta nga sporti, politika e arti.

Naoe Kawamura që dizajnoi kimonon tha se kjo kimono është e veçantë pasi përmban motive nga Kosova, duke u nisur nga historia, veshjet tradicionale, peisazhet etj.

Dizajnin e kimonos e vlerësoi lartë edhe zëvendësministrja Leonora Morina-Bunjaku, si dhe drejtori i Bibliotekës "Pjetër Bogdani", Fazli Gajraku.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen në kryeqytetin e Japonisë prej 24 korrik 2020 - 9 gusht 2020.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: