Debate të frytshme dhe rekomandime të shumta dolën nga konferenca e dytë, “Sporti dhe Media”

E premte,  28 dhjetor 2018

Debate të frytshme dhe rekomandime të ndryshme dolën nga konferenca e dytë “Sporti dhe Media”, e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK).
Në konferencën e mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, morën pjesë drejtuesit më të lartë të KOK-ut, MKRS-së, federatave sportive, doajenë të gazetarisë sportive, gazetarë dhe studentë të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
Konferenca kishte për qëllim nxjerrjen në pah të pritshmërive të KOK, MKRS e federatave me media dhe anasjelltas, shqetësimet që kanë institucionet sportive me mediat dhe anasjellas, digjitalizimi i medias, me theks të veçantë portalet, lajmet ‘Fake news’ etj.
Konferenca u hap nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili duke uruar dhe folur për rëndësinë e kësaj konference, si dhe duke ftuar të gjithë të jenë aktiv, theksoi se kjo konferencë po organizohet me qëllim të shpalosjes së pritshmërive të njëri tjetrit, pritshmërive të gazetarëve nga sporti dhe anasjelltas.
I pari i SHGSK-së, Arlind Grantolli, tha se të gjithë njëzëri duhet të përmirësojmë gjendjen në relacionin sporti dhe media, derisa theksoi se duhet përmendur edhe sukseset, të cilat i kemi arritur qoftë si komunitet sportiv, qoftë si institucione apo edhe si SHGSK, derisa shtoi se ky debat do t’i kontribuojë zhvillimit të sportit në të gjitha instancat që nga lartë e deri më poshtë.
Në emër të ministrit për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, konferencën e përshëndeti këshilltari i tij, Daut Thaqi, i cili tha se MKRS do të jetë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjithë gazetarët. Sipas tij sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë dhe se pa pasqyrimin e mediave edhe paraqitjet e sportistëve nuk do të ishin të plotfuqishme.
Konferenca u zhvillua me dy panele, të cilat përbëheshin njëri nga sporti dhe tjetri nga media. Sportin e përfaqësonin: Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eugen Saraqini, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS dhe Shasivar Haxhijaj, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut.
Në panelin e mediave ishin: Skënder Krasniqi, pronar i agjencisë së lajmeve, Kosova Press, njëherit sponsore e KOK-ut, Driton Latifi, gazetar shumëvjeçar dhe analist, Valon Konushevci, redaktor i sportit në gazetën Zëri, Arlind Sadiku, sekretar i SHGSK dhe gazetar e komentator në SuperSport Kosova, si dhe Qëndresa Krelani, moderatore, gazetare e komentatore në Radio Kosovë.
Gjatë debateve të frytshme të paneleve dhe pjesëmarrësve u shfaqën shqetësime të ndryshme në raportet media me institucionet, derisa kushtet e gazetarëve nëpër stadiume dhe Palestra ishin një temë e veçantë që u trajtua.
Në fund u dhanë rekomandimet e shumta të dala gjatë diskutimeve.

Rekomandimet e dala nga konferenca e dytë: Sporti dhe Media
-    Të përcillen më shumë sporti i hendbollit dhe sportet tjera individuale.
-    Të ketë më shumë gazetari hulumtuese
-    Të këtë më shumë kushte dhe hapësirë më të madhe për gazetarët sportivë në terrenet sportive.
-    Të ketë prani më të madhe të gazetareve femra në redaksi të sporteve
-    Federatat sportive të pasqyrojnë aktivitetet e tyre edhe në rrjetet sociale
-    Të ketë më shumë bashkëpunim të gazetarëve sportivë me federatat sportive
-    Lajmet të jenë nga vendi i ngjarjes, e jo copy-paste
-    Gazetarët të ftojnë dy palët e “interesit” në emisionet sportive
-     Studentët e gazetarisë të përfshihen në federata, për të dhënë kontributin si zyrtar për media në formë praktike



 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: