Edicioni i 3-të i Konferencës Barazia Gjinore dhe Diversiteti mblodhi panelistë të shumtë, ligjëroi këshilltarja globale për sport nga Australia, Graziella Thake

E mërkurë,  09 tetor 2019

Me panelistë të shumtë nga fusha të ndryshme dhe me pjesëmarrje masive u përshkrua edicioni i tretë i Konferencës Barazia Gjinore dhe Diversiteti, që u organizua sot nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe u mbajt në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.

Për të ligjëruar në konferencë nga Australia kishte ardhur këshilltarja globale për sport, Graziella Thake, e cila ligjëroi për Shëndetin Mental. Thake është edhe themeluese e organizatës “Optimisation Hub”, e cila ka për qëllim zhvillimin e sportistëve.

Ndër mysafirë të shumtë, të pranishme ishin edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, si dhe përfaqësuese të Ambasadave tjera.
Konferenca u hap nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili tha se Barazia Gjinore nuk është preokupim vetëm i vajzave.

“Barazia Gjinore duhet të jetë çështje dhe preokupim i burrave. Për më tepër, Barazia Gjinore është çështje e të drejtave të njeriut, thotë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Lëvizja Olimpike në Kosovë e cila përbëhet nga sportistët, trajnerët, zyrtarët, klubet dhe federatat, që drejtohet nga KOK-ut ka bërë punë të konsiderueshme për Barazinë Gjinore, por duhet të bëjë edhe më shumë dhe më shpejtë”, tha ndër të tjera presidenti Hasani.

Duke mos llogaritur presidentin Hasani, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut përbëhet nga 9 meshkuj dhe pesë femra, ndërsa i pari i Lëvizjes Olimpike në Kosovë paralajmëroi se bazuar në shtimin e katër federatave të reja dhe 11 delegatëve në Asamblenë e ardhshme të KOK-ut, cikli Olimpik 2021-2024 do të përbëhet nga 9 meshkuj dhe 7 femra, ndërsa numri 50/50 do të bëhet pas Lojërave Olimpike 2024.

Presidenti Hasani bashkë me Graziella Thake dhe drejtorin e Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ishin në panelin e parë, në të cilin diskutuan për gjendjen e Barazisë Gjinore në institucionet që drejtojnë.

Për gjendjen e Barazisë Gjinore dhe sfidat e tyre folën në panele të ndara edhe drejtueset femra të sportit, pro rektore të Universitetit të Prishtinës dhe zyrtare të larta nga Policia e Kosovës, moderatore të sportit, trajnere, sportiste, si dhe drejtuese të sportit nëpër Komunat e Kosovës, të cilat me përvojat dhe rrëfimet e tyre bënë që diskutimet të ishin tejet atraktive.
Gjatë diskutimeve të ndryshme u akordua që të rritet edhe më shumë përfshirja e femrave në institucionet sportive në vend, dhe në përgjithësi në sport, ndërsa nga shteti dhe komunat u kërkua që të rriten edhe subvencionet për klubet e femrave.

Të gjitha pjesëmarrëset vlerësuan lartë organizimin e kësaj konference, e cila tashmë është bërë tradicionale.



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: