Federata e Shahut të Kosovës u certifikua në kursin për administratorë sporti, vijuesit vlerësuan lartë kursin

E hënë,  11 mars 2019

Shahu është federata e radhës që është certifikuar në kursin për administratorë sporti, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të mbajtur për tri ditë radhazi në Hotel Sirius në Prishtinë.
25 administratorë, zyrtarë, shahistë, në mesin e tyre edhe kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nystret Avdiu, morën certifikata të nënshkruara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ata mësuan për realizimin e planit strategjik 2018-2020, si dhe u bashkëbisedua për ciklin që mbyllet në vitin 2024.
Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Ibër Alaj (MEMOS XIX) SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse për trajnimin mental ligjëroi trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Fetah Veliu.
“Në vazhdën e kurseve që po i mbajmë me organizatat sportive, këtë herë kishim Federatën e Shahut të Kosovës, pjesëmarrësit e së cilës kanë një përshtypje të mirë. Ne i ndamë eksperiencat tona, të cilat janë menaxhimi i organizatave sportive në mënyrë strategjike dhe vlerësoj se kanë marrë njohuri të mjaftueshme strategjike dhe në të njëjtën kohë janë impenjuar të bëjnë një plan strategjik në organizatën e tyre, me qëllim që të punohet me plan strategjik, ku ndër to është edhe aspekti i menaxhimit të burimeve njerëzore”, deklaroi ligjëruesi Ibër Alaj.
Edhe pjesëmarrësit vlerësuan lartë organizimin e kursit nga KOK-u. “Mendoj se është dashur ndoshta edhe një ditë ose dy t’i kishim në dispozicion. Vërtetë është punuar mire. Interesimi i pjesëmarrësve është i madh dhe përshtypjet janë shumë të mira, edhe pse kemi pritur pjesëmarrje edhe më të madhe”, u shpreh Nystret Avdiu, kryetar i FSHK-së.
“Për mua është një kujtim i ri i jetës dhe përvojës jetësore që na ka lënë përshtypje shumë të mira dhe na ka mësuar gjëra shumë të mira. Kjo është një punë shumë e mirë dhe është vetëm një nisje e këtij hapi. Ata që duan më shumë në jetë duhet ta ndjekin këtë kurs”, u shpreh Ekrem Gashi nga KSH Ulpiana.
Shehrije Gërbeshi, kryetare e klubeve të shahut për femra, theksoi se një kurs i tillë i ka munguar komunitetit të shahut, derisa ajo dhe vijuesit tjerë morën njohuri të reja menaxhuese.
Shahu është federata e 21-të që ndjeku këtë kurs, që ka nisur të organizohet prej vitit 2017, dhe që mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: