Me kursin bazik për administratorët e taekwondosë, u mbyll maratona e aktiviteteve të KOK-ut për vitin 2018

E diel,  30 dhjetor 2018

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbyllur sot maratonën e aktiviteteve për vitin 2018.

Këtë fundjavë u mbajt kursi bazik për administratorët e sportit të Federatës së Taekwondosë së Kosovës, të cilët iu përgjigjën masivisht ftesës së KOK-ut për të vijuar këtë kurs.

Pas dy ditësh ligjërata të mbajtura në Hotel Sirius në Prishtinë, drejtuesit më të lartë të federatës, si: kryetari Gani Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Enis Qafleshi, trajnerë, zyrtarë klubesh e taekwondistë, morën certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ata mësuan për realizimin e planit strategjik 2018-2020, dhe gjerësisht u fol për ciklin që mbyllet në vitin 2024, si shtrirje kohore e planit strategjik të Federatës së Taekwondosë së Kosovës, derisa u shprehën falënderues për organizimin e kursit.

Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Ibër Alaj (MEMOS XIX) SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licensuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse për Hulumtimin Shkencor: “Lartësia e trupit në raport me parametrat tjerë Antropometrik për popullatën në Kosovë”, ligjëroi PHD Fitim Arifi.

Ligjërues i ftuar ishte dhe Arbër Shehu M.D. i cili referoi mbi rëndësinë e nutricionit në performancën sportive. Aktualisht po kryen Masterin për Shkencën e Shëndetit dhe Nutricionit, falë një burse të fituar me meritë në SHBA, në Universitetin "James Medison".

Kurset bazike për administratorë të sportit mbështetën nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa falë mbështetjes së tyre, KOK-u vetëm vitin e kaluar organizoi 14 kurse të tilla për federata të ndryshme, kurse ky kurs ishte i pesti për vitin 2018.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: