Vendimet e dala nga mbledhja e 25-të e BE të KOK-ut, Asambleja e Punës mbahet më 21 dhjetor 2018

E martë,  20 nëntor 2018

Vendimet e dala nga mbledhja e 25-të e BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e 25-të të saj, në të cilën u shqyrtuan pika të shumta të Rendit të Ditës.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:
-    U vendos që Asambleja e Punës së KOK-ut për vitin 2018 të mbahet më 21 dhjetor 2018
-    U konstatua se përgatitjet për Festivalin Dimëror Evropian për të rinj (EYOF), Sarajeva 2019, po shkojnë sipas planit të paraparë. U vendos të dërgohen sportistët tanë në përgatitje jashtë vendit. Skitarët do të përgatiten në Kollashin të Malit të Zi.
-    U diskutua për Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë. Sipas kërkesës së organizatorit u vendos të dërgohet një listë e gjerë, e cila më pas do të zvogëlohet. Edhe sportistët, edhe ekipet duhet të kalojnë në procesin kualifikues për pjesëmarrje në Lojërat Evropiane.
-    Moduli i pestë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC1) do të mbahet më 14, 15 dhe 16 dhjetor 2018.
-    Gala mbrëmja me rastin e 4-vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar do të mbahet më 9 dhjetor 2018.
-    Konferenca Media dhe Sporti do të mbahet më 28 dhjetor 2018.
-    U vendos të njihet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Taekwondosë së Kosovës dhe organet e zgjedhura drejtuese.
-    BE i pranoi përkohësisht si anëtar të KOK-ut, dy federatat e reja, të Badmintonit dhe Muay Thait. Vendimi për anëtarësim me të drejta të plota ose jo, merret në Asamblenë e Punës së KOK-ut për vitin 2018.



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: