+383 38 222 223 / [email protected]

Akademia Olimpike e Kosovës mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EOA-së

Udhëheqësit e Akademisë Olimpike të Kosovës, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Olimpike të Evropës (EOA), që u mbajt në Frankfurt të Gjermanisë.

Ndër temat e ndryshme të diskutuara ishte edhe zgjedhja e presidentit të (EOA), ku edhe për një mandat u konfirmua Manfred Laemmer.

Të pranishmit aprovuan edhe planin strategjik të EOA-së.

Drejtuesit e AOK shfrytëzuan Asamblenë edhe për takime me homologë të Akademive të shteteve tjerë, me të cilët shkëmbyen përvoja të ndryshme të promovimit të vlerave olimpike.