+383 38 222 223 / [email protected]

Kuvendi miraton ligjin anti-doping

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka miratuar të enjten ligjin anti-doping, me të cilin krijohen kushtet e nevojshme për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë së Anti-Dopingut KosADA.

KosADA deri më tani ka vepruar në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Përgjegjësitë e KosADA-s janë:


–        Testimin gjatë dhe jashtë garave;

–        Procesin e menaxhimit të rezultateve të mostrave;

–        Mirëmbajtjen e listës së substancave të ndaluara në sport;

–        Edukimin e sportistëve dhe të gjithë komunitetit sportiv për dopingun.

Objektivat kryesore të projektligjit janë: fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në gara sportive.