+383 38 222 223 / [email protected]

Ndryshime të vogla në komisionin e ankesave për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve

Komisioni i ankesave për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2023, ka shqyrtuar ankesat e federatave sportive, duke vendosur për ndryshime të vogla.


Raporti i komisioni është miratuar edhe nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, dhe rekomandimi me ndryshimet e bëra është përcjell edhe në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.


Në total, kanë qenë tetë ankesa të ardhura sipas afatit të përcaktuar nga rregullorja për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.




Vendimet për secilën ankesë i gjeni si më poshtë:

–        Federatës së Arteve Mikse Marciale të Kosovës i është aprovuar ankesa dhe ka hyrë në kategorizim, duke u vlerësuar me 10.45 pikë, kategoria D

–        Federatës së Boksit të Kosovës i është refuzuar ankesa dhe mbetet në poentimin e njëjtë të vlerësuar nga komisioni vlerësues i kategorizimit.

–        Federatës së Kick-boxit të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi pëfundimtar për këtë federatë është 30.03 pikë, kategoria C.

–        Federatës së Muaythait të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 30.71 dhe kalon në kategorinë C.

–        Federatës së Shahut të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 49 pikë dhe mbetet në kategorinë C.

–        Federatës së Ragbit të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 42.35 pikë.

–        Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 66.52 pikë.

–        Sportistit të mundjes, Egzon Shala dhe trajnerit të tij, Sylejman Shala, i është refuzuar ankesa.

Kategorizimi përfundimtar i sporteve 2023