+383 38 222 223 / [email protected]

Vendimet e mbledhjes së 23-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 23-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.

Pikat kishin të bënin kryesisht me raportimin për vitin e kaluar.


– U miratua procesverbali nga Asambleja e Përgjithshme 2021, e mbajtur më 30 mars 2022

– U miratua rendi i ditës për Asamblenë e Përgjithshme 2022, e cila mbahet më 31 mars 2023

–  U miratua raporti financiar për vitin 2022

– U miratua raporti i punës 2022

– U miratua raporti i auditorit 2022

– U miratua plani i veprimit (punës) 2023

–  U miratua rregullorja e punës e komisionit të sportit

–  U miratua plani financiar për vitin 2023